Ambasadorja e re amerikane rrëzohet nga Kongresi, dështon kandidatura e Kathleen Ann Kavalec

Kongresi amerikan ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer Trump.

Pritet që Trump të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018.

Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.

Kush është Kathleen A. Kavalec:

Kavalec ka një karrierë 30-vjeçare në diplomaci dhe aktualisht ështëi Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Çështjet Politike dhe Rajonale. Më parë, Kavalec shërbeu si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Byro. Më parë, ajo ishte Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin Amerikan në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Paris (2010-2013).

Nga 2009-2010 Znj. Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Ndihmën e SHBA-së në Evropë, Eurazi dhe Azinë Qendrore. Ajo gjithashtu shërbeu nga 2008-2009 si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim. Detyrat e saj jashtë shtetit kanë përfshirë turne në Ukrainë, Rusi, Rumani dhe Brazil.

Znj. Kavalec mban një A.B. në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një M.S.F.S. në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown.

Gjuhët e huaja përfshijnë rusishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten, rumunishten dhe ukrainishten.

/a.rada