Ambasadori amerikan, Donald Lu: Kapni peshqit e mëdhenj, mungesë aftësie për arrestimin e Balilit

Ambasadori amerikan në Shqipëri kërkoi rezultate konkrete për kapjen dhe ndëshkimin e kokave të krimit, duke theksuar se policia dhe prokuroria kanë dështuar në arrestimin e Klement Balilit.

Qeveria ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria për luftimin e krimit të organizuar. Duam rezultate konkrete, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen kriminelët. Dua të theksoj një dështim të policisë dhe prokurorisë: dy vite më parë u punua për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit. Ai është bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Por nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin”, deklaroi Lu.

Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe policisë për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, shtoi Lu.