Albin Kurti shpalos programin e qeverisjes së tij, ndër të cilat: “Shërbimi ushtarak, i detyrueshëm”

Kurti duke përshëndetur të pranishmit, ka thënë se kjo qeveria ka një program që adreson dhe prek secilën fushë, duke jetësuar kështu premtimet e bëra në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, me të cilin program po synojnë të shënojnë ndryshim të madh.

“Kjo qeveri do të jetë e parasë publike, që do të ketë 15 ministri e 21. Do të kemi rreth 33 zv.ministra e jo mbi 810-të. Do të ketë më pak shpenzime në poste e privilegje. Do të departizohen agjencionet e ndërmarrjet publike, për të matur cilësinë por edhe dështimin. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik, për të ndalë ikjen e të rinjve. Ndërmarrësit i shohim si partner kyç për hapjen e opunës. Do të nivelizojmë garën për bizneset, do të ketë transparencë. AKP do të shuhet do të transformohet në agjenci brenda qeverisë.

Do të themelojmë fondin zhvillimor. Do të jemi qeveri e mbrojtjen e punëtorëve, më shumë të drejta për ta, 8 orë në punë, e 40 në javë. Do të shtojmë numrin e inspektorëve në 400. Buxheti do të jetë 3 milardë”.

Kurti gjithashtu tha se bujqit e fermerët do të kenë vëmendje e përkrahje, duke u bazuar në produktivitet.  Por, edhe e qeverisë për teknologji informative.

“Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja, qeveria do të ofrojë trajtime për mësimdhënës që t’u përshtaten trendeve.  Do ta krijojmë fondin për kredi për studentë te dalluar, qendra të teknologjike për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore. Ligjet për privatësi dhe siguri kibernetike.

Do të jemi qeveri për ruajtjen e ambientit”.

Kurti gjithashtu tha se me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm.

“Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse.

Zhvillimi ekonomik s’mund të bëhet në dëm të resursve dhe qytetarëve, prioritet do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur dhe mbrojtja e pyjeve, të kemi shfrytëzim racional, të mbrojmë burimet ujore.

Të investojmë në menaxhimin e mbeturinave

Do të jetë qeveri për rend dhe ligj, siguri dhe paqe.

Me qeverisjen tonë s’do të ketw individ e as parti më të fuqishme se shteti, pa kurropsion. Kthimin në sistemin e drejtësisë.

Vetingu do të jetë i përgjithshëm më pas i vazhdueshëm. Do të kryhet më partner ndërkombëtar, afati për vetingun e parë do tw jetw 24 muaj.

Zyra shtetërore e hetimeve, do të miratohet ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë”