“Albanian Wildlife”, promovon faunën shqiptare përmes një konkursi ndërkombëtar fotografie

Rivjen “Albanian Wildlife”. Pas 2 ekspozitave fotografike, sensibilizuese për mbrojtjen e kafshëve në zhdukje, ku grup vjen me një konkurs për fotografinë si shkas i trajtimit të faunës si subjekt interesimi, jo vetëm për fotografinë, por edhe për njohje dhe vlerësimin e këtij manifestimi të larmishëm gjallesash, shumë prej të cilave të rrezikuara.

Vendi ynë është sa i pasur aq dhe i ekspozuar nga abuzimi. Edhe pse formalitetet ligjore marrin në mbrojtje natyrën dhe faunën në veçanti, gjuetia pa kriter dhe moskonsiderimi i këtij thesari si i vlertë i ka lënë dorë të lirë rrezikut. Është “Albanian Wildlife”, është ky grupim dhe aktivitetet e saj sensibilizuese, njohese që duhet të çmohen për injektimin e frymës bashkëkohore të thithjes së interesimit dhe manifestimin e faunës shqiptare si visar.

Sipas organizatorëve, ky konkurs ka për qëllim gjithashtu rritjen e vëmendjes ndaj këtij zhanërri të fotografisë, dhe si rrjedhim, ndërgjegjësimin mbi faunën e trojeve shqiptare. Përmes kësaj ftese “Albanian Wildlife” fokuson në një dimension ndërkombëtar interesimin faunën shqiptare. Më shumë se një konkurs fotografie, kjo grishje është një njohje dhe promovim të një prej pasurive më të çmuara të natyrës sonë bujare, faunës.

Konkursi i fotografisë “Albanian Wildlife” do te qëndrojë i hapur nga data 15 nëntor deri me datë 30 dhjetor 2018. Fotot pjesëmarrëse do të postohen në grupin ‘Wildlife – Albanian Photographers’ brenda këtij harku kohor.

Organizatorët bëjnë me dije, se fotot pjesëmarrëse në këtë konkurs duhet të jenë fotografi të jetës së egër. Zvarranikë, peshq, amfibë, shpendë apo gjitarë. Kafshët shtëpiake nuk përfshihen në këtë konkurs. Çdo fotografi pjesëmarrëse duhet të shoqërohet me këto të dhëna: lloji, vendi dhe koha e shkrepjes si dhe etiketa #albanianëildlife.

Konkuruesit duhet të jenë shqiptarë dhe fotografitë duhet të jenë shkrepur në troje shqiptare.

Etiketa (Hashtag) #albanianëildlife do të jetë tregues për pjesëmarrjen në konkurs.

Ky event do të ketë edhe fituesin që do të shpallet me datë 31 dhjetor 2018 dhe do të shpërblehet me një “Moultrie m-40 trail camera”. Fotografia fituese do të vlerësohet mbi bazë të krijimtarisë dhe origjinalitetit të sajë nga organizatorët e Wildlife – Albanian Photographers.

Ky konkurs ngre në një nivel premtues sensibilitetin për vlerësimin e natyrës dhe mbrojtjen e kafshëve në rrezik zhdukje. Nismëtarët e kësaj përballje meritojnë vlerësim për dashurinë deri në adhurim të natyrës në përgjithësi dhe faunës në veçantui. Më shumë se një ballafaqim ky angazhimi fotografik duhet të trajtohet edhe si një kontribut në mbrojtjen e vlerave të natyrës.

 

Albert Vataj