Alarm në zonën Champs Elysées/ Paris, sulm me bombola gazi kundër policisë, vdes atentatori

Alarm në Paris në zonën Champs Elysées, ku një person, që drejtonte një makinë, u drejtua qëllimisht për të përplasur një furgon policie.

I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe nga raportimet e para mësohet se ka vdekur. Makina e tij mori flakë në momentin e përplasjes. Bëhet fjalë për një “akt terrorist”, thonë burime të ministrisë së Brendshme. Përplasja ka ndodhur pranë një stacioni metroje në “Franklin Roosvelt” dhe nuk ka të lënduar.

Prokuroria anti-terrorizëm ka nisur hetimet dhe policia bën të ditur se situata në vendngjarje është nën kontroll. Në bordin e makinës ishin vendosur disa bombola me gaz, që provokuan shpërthimin e mjetit.

I dyshuari, i cili me makinën e tij goditi edhe një mjet të xhandarmerisë së Champs Elysees, ishte 32 vjeç dhe ishte skeduar nga autoritetet si i dyshuar për radikalizëm.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)