Aktori i njohur i kematografisë, Rikard Ljarja vjen me librin “Josifopedia”, shndërrimin e njerit në diktaturë

Aktori i njohur Rikard Ljarja në një intervistë për “Mapo” teksa ka komentuar librin e ri me titullin “Josifopedia” , ka folur edhe për diktaturën.

“Unë në diktaturë ia kam kaluar shumë mirë, sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasur probleme, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura”, thotë Ljarja.

Teksa është pyetur se çfarë e shqetëson sot, aktori Rikard Ljarja thotë:

“Shqipëria s’ka mundësi. Mua më vjen keq për të rinjtë e talentuar, të jashtëzakonshëm që nuk kanë mundësi të zhvillohen, por iu ikin ditët me gjëra të vogla. Po vrasin veten çdo ditë djem të rinj. Pse e vrasin veten? Çfarë halli kanë? Ka gra që i dhunojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse i dhunojnë? A dhunohet gruaja? Kjo është absurde. Ka perversitete brenda familjes, llahtarina. Ndoshta kanë qenë edhe më përpara.Nuk kemi ditur gjë. Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon, sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”, shprehet ai teksa bën krahasimin edhe me të kaluarën e Shqipërisë.

Tashti në vend të priftit, ishte Sekretari i Partisë”. Çfarë mund të ndodhë paskëtaj?! Bashkëfshatarët nisin e spiunojnë njëritjetrin; gratë e bukura e joshëse duken të shëmtuara e të vrazhda, gjoksrrafshëta kur nisin e flasin kundër Zotit e adhurojnë partinë; pushkatohen mësuesit-poetë..

A është ky apokalips apo klonimi i “Njeriut të ri”?! “Josifopedia” e Rikard Ljarjes na kthen pikërisht në atë kohë, kur u mbyllën kishat dhe mërmërimat e lutjeve u kthyen në pësh-pëshe thashethemesh dhe frika i shndërroi njerëzit dhe u shoi çdo lloj shprese dhe dëshire.

“Josifopedia” është romani më i ri i Rikard Ljarjes, aktorit dhe regjisorit të njohur, që tashmë i është përkushtuar shkrimtarisë. Pas dy veprave të më- parshme, “Në një humbëtirë diku këtej rrotull” dhe “Kohë qensh”, ai ia ka besuar botimeve “Mapo” romanin e tij më të ri. “Në fakt, publiku e lidh këtë emër në mënyrë të natyrshme me kinemanë, për vetë kontributin që ai ka në historinë e kinematografisë shqiptare, por nga ana tjetër Ljarja është dhe një shkrimtar i mirë.

Shkrimi nuk është një befasi në jetën e tij, për të gjithë ata që e njohin rrugëtimin e Rikardit, pasi ai është autor i pjesës më të madhe të skenarëve të filmave ku ka qenë regjisor apo aktor”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e botimeve “Mapo”.

Ljarja nuk i vendos një emër fshatit ku zë fill ngjarja, veçse na orienton drejt Shqipërisë së Mesme. Dhe Rikard Ljarja, një shkodran i mirë, na shfaqet si një dashurues i shqipes letrare. Ngjarjet që do të ndodhin më vonë e orientojnë edhe më mirë gjeografikisht lexuesin, veçse fshati i tij nuk mund të jetë Bërzheshta e Blloshmëve (ku u pushkatuan dy poetë), por është një fshat i krishterë, ortodoks, me kishë e prift- ërinj, ikona, pashkë e vezë të kuqe, emra si Marigo,

Kristaq, Dhimitraq dhe Josif.

Kështu, si ati që rriti Krishtin, ia ka vënë emrin personazhit kryesor të romanit, që ai e ndjek që në momentin e lindjes, si një fëmijë me një zë mahnitës, për ta ndjekur rrugës së jetës në adoleshencë, rini, dashuri, përpëlitje shpirtërore, shkolla për arte, përballja me kryeqytetin, kthimi në fshatin e lindjes, te misioni i klerikut. “Libri ka një histori, e cila jo vetëm do të përfshijë lexuesin, por dhe do të provokojë debat mbi çështje të ndjeshme siç është identiteti apo religjioni.

Rrugëtimi i djaloshit Josif vjen si një trazim për shoqërinë e kohën që po jetojmë…”, thotë Bardhyli. Josifi është simboli i të gjithë atyre shqiptarëve që arritën të dalin gjallë nga një sistem që nuk e deshi njeriun. Dhe diku mes faqesh, kur Josifi rikthehet në kryeqytet pas rënies së diktaturës dhe sjell ndër mend ato vende dhe njerëz që kishte njohur në rini, Rikard Ljarja shkruan: “Shteti ishte shthurur siç duket për t’u ribërë nga fillimi sipas modelit perëndimor. Po a mundet që njeriu i ri i zgjidhur nga zinxhirët të ribëhej NJERI?”