Akademikët; zëri, vepra dhe vlera që na bën të ndihemi krenar se jemi malësor

Akademikët janë pjesa më vitale e elitës së shoqërisë. Ata janë ajo frymëmarrja e thellë dhe potenciali, më i fuqishëm i vetëdijës dhe forcës së transformimit të vlerave në gjenerim energjie, në motivim krenarie, në atë që është dhe mbetet përfaqësimi dhe mbrojtja më e denjë e vlerave dhe traditave që trashëguam në breza.

Si në të gjitha trevat shqiptare, elementi akademik ishte po kaq prezent dhe përfaqësues edhe në Malësinë e Madhe.

Ishin dhe janë këto emra, këto mëndje, këto kontrobute, të cilët i shërbyen veprës së tyre dhe njëherash Malsisë dhe kombit.

Talenti, pasioni, përkushtimi, puna e palodhu dhe ngulmi ngadhënjyes i tyre, bëri që ata të kontribuonin, të kishin një rol vendimtar në mendimin akademik shqiptar, në panoramën e asaj krenari, për të cilën kemi të drejtë të mburremi.

Katedrat, auditoret universitare, simpoziumet shkencore, betejat e dijes dhe iluminimit, ishin ato fushëbeteja, ku ata u ndeshën dhe fituan për të ardhur derisot te kjo mirënjohje që gazeta “Zani i Malsisë” u detyrohet atyre; për vlerat dhe veprat, për angazhimet dhe kontributet, për lartësimin e malësorit në panteonin e dijes. Ata janë dhe do të jenë pjesë e nderit, respektit dhe mirënjohjes, siç puna e tyre do të mbetet lavdi, me të cilën mbuluan jo vetëm emrin dhe veprën e tyre, por edhe Malsinë.

“Zani i Malsisë”