Abuzuan me detyrën, përfundon në burg kryebashkiaku i Lezhës, priten fletë-arresti për 23 zyrtarë të tjerë lokalë

Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës dhe ndaj tij rëndon akuza “shpërdorim detyre”.

Raportohet se më herët gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Kryebashkiaku Frrokaj, përfaqësues i PD-së, akuzohet se ka tjetërsuar prona tek ‘Rana e Hedhun’. Gjykata vendosi sekuestro preventive për dy prona me sipërfaqe 25.146 m² dhe 13.730 m².

Kryebashkiaku demokrat është vënë në pranga pak çaste më parë në zyrën e tij. Po ashtu bëhet me dije se u ndalua edhe nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi.

Gjithashtu, raportohet se janë firmosur 23 urdhërarreste për zyrtarë të bashkisë e hipotekës. Të gjithë këta zyrtarë janë ndaluar për të njëjtën akuzë, atë të tjetërsimit të pronave.

Sipas raportimeve bëhet me dije se kemi të bëjmë me skemë abuzimi duke tjetërsuar troje në bregdet, e njëjta skemë e përdorur si ajo në Kavajë. Nuk dihet roli që ka pasur kryebashkiaku në këtë aferë.

Të arrestuar deri tani:

Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë

Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë

Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne Drejtorine e Bujqesise, Bashkia Lezhë

Eduard Lekaj  – Jurist te Hipoteka

Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

Emrat e zyrtarëve në kërkim:

Ardenis Haxhiaj – (Jurist, Bashkia Lezhë)

Eduart Leka  – (Ish-arkivist komuna Shëngjin)

Juxhina Mema  (Punonjëse e kadastrës, Bashkia Lezhë)

Artan Djala (Ish-drejtor i Hipotekës)

Bledar Cara (Jurist në Hipotekë)

Renato Malotaj (Përftues i tokës)

Ndue Frroku (Përfitues i tokës)

Zef Gjini (Përfitues i tokës)

Pjetër Gjoni (Përfitues i tokës)

Vasil Gjoni (Përfitues i tokës)

Lek Frroku (Përfitues i tokës)

Martin Frroku (Përfitues i tokës)

Luigj Paloka (Topograf)

Armando Jakaj

Enkeled Zefi

Dilaver Neli

Marte Gjergji

Personat që kanë përfituar tokën:

Ndue Frroku

Gjin Vasil Frroku

Martin Frroku

Lek Frroku

Vasil Gjoni

Pjetër Gjoni

Zef Gjini

Renato Malotaj

Luigj Paloka

/a.m.