“Abdyl Sadiku- Ndrecaj, mik i pendës sime”

Në personin e Abdyl Sadikut nuk jeton thjeshtë një njeri ,por jeton një shembull i pashlyer i një malesori tipik, burrë e fisnik , i edukuar me trashigimin e virtytet më të mira të treves së Malesisë . Abdyli është ai burr Malasie që nuk u tjetersua , por sfidoi kohen e veshtirë të monizmit , duke mos u joshur nga ofiqet e karieres , dhe duke mos u trembur nga rreziqet që sillte ajo kohë. Abdyli është shembull i një njeriut që nuk e prishi koha e keqe ,perkundrazi me punen e veprimtarinë e tij këtë kohë të keqe u mundua ta korigjoi sadopak në favor të malesorve me të cilet punoi , i degjoi dhe sa mundi i ndihmoi ,pa paragjykime dhe dallime klasore të asaj kohe në kushtet e mbijeteses. Abdyli sot është edhe një arkivë e gjallë e shumë ngjarjeve e datave që kanë lenë shenjë në trojet e Malesisë e më gjërë ,arkivë që është duke e memorizuar në librat e tij që do të jenë edhe testamenti ,që jua lenë trashigimtareve të tij ,por edhe malësorve e historisë së ketyre trojeve…
“Pjesë” nga Curriculumi i Abdyl Sadikut-Ndrecaj
Sipas gojdhenave që trashigon kjo familje dhe pak të dhënave të shkruara nga autor të huaj që kanë kaluar neper trojet e Shqiperisë Veriore e më gjërë , i pari i fisit “NDRECAJ” (së bashku me vellezerit e tjer) ,ka ardhur nga Krasniqja në fillimin e shekullit XVI duke u vendosur në “lagjen”Vuzukaj në Reç. Dalngadal keta të ardhur nga trojet etnike shqiptare të Krasniqes u shtuan e benë fise e lagje që sot trashigojnë si mbiemra ,emrat e të parëve të tyre.. Abdyl Sadiku ka lindur me daten 23 maj 1930 në Reç . Është djali i tretë i Sadik Zeqir Ndrecaj-t , i njohur si atdhetar e veprimtar në daljen zot të trojeve të Malesisë e Shqiperisë. Në vitin 1935 familja Ndrecaj (kur Abdyli ishte pesë vjeç) vjenë per të banuar në fshatin Boriç i Madh ,të Malesisë , ku banon edhe sot. Abdyli femijë kishte pasur fatin të fillonte shkollen fillore per të degjuar tingujt e embel të“abc…” në shkollen ku i kishte dhënë “jetë” mesuesi e poeti Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) , që kur kishte qënë krymësues në shkollen e Vrakës në vitin shkollor 1933-1934.. Abdyli pasi mbaroi shkollen fillore të Vrakes ,filloi të mesoi nga shkolla e jetës ,pervojen e të ciles (veçanarisht per atdhetari) e kishtë të skalitur edhe në shtepinë e tij, shtepi e cila në viti 1942 u bë bazë e Luftes Nacional Çlirimtare.Pikrisht në ketë ambient atdhetarie Abdyli që në moshen 14 vjeçare e gjeti frymzimin dhe orientimin per tu bërë aktivist i LANÇL, ku nga ky kontribut gëzon sot statusin e veteranit.. Abdyl Sadiku pas çlirimit plotësoi shkollen shtatë-vjeçare dhe kreu disa kurse kualifikimi per financier (llogaritar) , detyra që i ushtroi me mjaft sukses per kohen. Por Abdyli duke qenë edhe nga natyra një djal inteligjent e kupton shpejt se pavaresisht punes , kishte nevojë të shkollohet e kualifikohet më tej , ndaj vijon të shkollohet deri sa në vitin 1965 perfundon Fakultetin e Ekonomisë Agrare në Institutin e Lartë Bujqesor Kamzë-Tiranë. Duke parë aftesitë dhe perkushtimin në detyrat që i ishin ngarkuar , në fillimin e vitit 1974 partia dhe pushteti i asaj periulle i propozon z. Abdyl Sadiku detyren e lartë e të rendesishme N/Kryetar i komitetit ekzekutizv të rrethit Shkoder. Abdyli si një malësor besnik i vendit që e lindi dhe e rriti e kundershtoi ketë propozim ,duke thënë se Malesia apo vendlindja ime sot ka më nevoj se Shkodra per punen dhe perkushtimin tim ,ndaj kerkoj të punoj ku ta mendoni ju që është më veshtirë në Malesi të Madhe. Partisë dhe pushteti nuk u erdhi per mirë ky kundershtim ,ndaj planifikuan per ta derguar në vendin që ata e mendonin si më të veshtirin per një kuader . Kjo sipas mendjes të partiakeve dhe pushteterave të atyre viteve kishte qënë kooperativave bujqesore Bajzë (sot komuna Kastrat) ,ku e emruan kryetar të kesaj kooperative me daten 02 shkurt 1974. Abdyli duke qenë njeri puntor nga natyra ,korrekt nga edukimi , me moral të lartë nga trashigimia e zemermirë nga shpirti e filloi ketë detyrë pa paragjykime ,dhe vetem me një objektiv ; rritjen ekonomike e financiare të ekonomisë së perbashket ,çfar do të reflektohej edhe në ekonominë apo më sakt në shtepinë e çdo familje të Bajzes ,Kastratit dhe Hotit..Abdyli si malësor me mend dhe zemer të madhe e kishte kuptuar se per të arritur ketë objektiv ekonomik ,që do tu zbuste sadopak hallet banoreve të ketyre trevave , antaret e kooperatives dhe kuadrot e saj duheshin motivuar . Në themelet e keti motivimi Abdyli vuri barazinë ,korrektesin, ndershemerinë ,profesionalizmin , moralin e paster dhe perkushtimin per punë dhe per tu zgjidhur hallet antareve të kesaj ekonomie pa asnjëlloj paragjykimi dhe ndarje “klasore.. Ketë filozofi të re në drejtimin e një ekonomie bujqesore Abdyli nuk e kishte të lehtë pasi vigjelohej nga vigjilentet e partisë dhe pushtetit. Por rezultatet e punes (në ekonomi dhe njerzi),bënë që Abdyl Sadiku të qendroi me faqe të bardhe e konsideraten më të lartë si kryetar i Kooperatives bujqesore Bajzë deri me daten 14 maj të vitit 1979 (pra pesë vite e tre muaj). Por edhe pas largimit nga kjo detyrë dhe kjo ekonomi ,faqja e bardhë e konsiderata e lartë e ka ndjekur kudo që ka shkuar e punuar ; si Kryetar i pushtetit (keshillit) Gruemirë në vitet 1979 -1986 , Shef i deges së kuadrit i kooperatives bujqesore Vrakë detyrë që e ka kryer nga viti 1986 deri në vitin 1990 kur ka dalur në pension..Është me vlera të cilesohet se të gjitha vitet e punes së tij si kuader kanë qenë motivuese dhe impresionuese per Abdylin ,por pesë vitet që ka punuar në Bajzë ai i konsideron një pervojë dhe një shkollë të madhe ,që i kanë vlejtur per tërë jeten si kuader e si njeri ,ndaj edhe sot lidhjet e tij miqesore e shoqerore me Bajzen e Kastratin e Hotin i ruan si një gjë të shtrenjtë e të patjetersuar.. Abdyl Sadiku pas daljes në pension ka bërë një punë lavdruese në “shtrylljen” e kujteses së tij , në shfrytezimin e ditareve të mbajtura, në mbledhjen e dokumenteve dhe deshmive të koheve ,me të cilat ka memorizuar mjaftë nga historia e trojeve të Malesisë e më gjërë në data ,ngjarje e njerzë ,duke i shkruar e botuar në libra ,nga të cilet po cilesojmë librat : Luftetaret e Lirisë dhe Malesia e Madhe në LANÇ e tjer..
Pak fjalë në vend të mbylljes
Unë nuk kamë punuar me Abdyl Sadikun ,por per punen dhe njerzillekun e tij kam degjuar që kur isha ende adolishent ,gjë që e forcova nga viti 1974 kur unë fillova punë si agronom në ish kooperativen bujqesore të Koplikut ,kooperativë fqinje me atë të Bajzes (Kastratit) ,ku e drejtonte si kryetar ,Abdyli , ky burr per të cilin degjova në atë kohë e deri sot vetem fjalë të mira e punë të mira . E keto punë të mira e fjalë të mira nuk i thoshin vetem njerzit me “boigrafi” të mirë ,por edha ata të cilet regjimi komunist i konsideronte kundershtar të tij e me “biografi të keqe”, e ku si rrjellojë i kesaj politike shteti komunist i asaj kohe i persekutonte e privonte edhe nga ato pak të drejta njerzore që më shumë mbesnin në leter se zbatoheshin. Por Abdyl Sadiku me ndershmerinë ,korrektesinë , moralin e paster , punen e fjalen e mirë ,nuk i bëri keto dallime kurr ,ndaj edhe sot kujtohet me respekt e nderim nga të gjithë ata që ja mësynë deren e zyres (por edhe ata që e takuan në terren) ,per një nevoj ,punë , hall apo ndihmë.. Në perjetsim të ketyre virtyteve dhe vlerave të rralla për atë kohë (por edhe sot), këshilli i komunes Kastrat , nderon z. Abdyl Sadiku –Ndrecaj me titullin e lartë “Qytetar Nderi “ i komunes Kastrat ..
Nga Ndue Baca
Malesi e Madhe me 23 maj 2015