A tha të vërtetën Fishta te “Lahuta e Malsisë?!

Pavaresishte se c’far ka bere At’ Gjergj Fishta per Malsine e Madhe. Nepermjet kryevepres se tij, ‘’Lahuta e Malcis’’. Dhe kur behen rreth 100 vite nga botimi i saj, nese u referohemi viteve, rezulton se deri tani. Malsoret pervec mburrjes me ‘’Lahuten’’ pothuajse nuk kan ber azgje, edhe pse ‘’Lahuta’’ vazhdon te lexohet edhe tani, si ne vitet kur eshte shkruar e botuar. E per me shum edhe te studiohet ne jo pak Universitete te Botes. Dhe kemi plotesishte te drejt te themi azgje, sepse se paku asnje titull i dhen nga Malsia e Madhe nuk egziston per Gjergj Fishten. Edhe pse ne Malsine e Madhe nuk ka mbetur Stajanic pa u bere Qyqeqare apo Qyqeqar Nderi, tituj qe jan dhene me lopat nga ishe komunat e qe vazhdojne te jepen edhe tani, nga Bashkia Malsi e Madhe. Ku i vetmi komision jane votat e nje grupi apo grumbullimi keshilltaresh, si dhe interresat politike te castit. E jo vetem kaq por ase institucionet kulturore te Malsise qe e mbajn veten si te tilla, qofte edhe per nje simpozium sado te vogel per ‘’ Lahuten e Malcis ‘’ nuk jane kujtuar, ndoshta edhe pse nuk e kan lexuar. Apo edhe shkollat te cilat duhet ta ken primare ‘’ Lahuten’’ edhe pse nuk eshte ende ne tekstet shkollore. Asnje Institucion kulturore nuk e mban emrin, nuk po themi te Gjergj Fishtes pasi mund te paragjykohet se eshte Prifte, por me se paku te mbaje emrin ‘’Lahuta e Malcis’’. Per shembull e tille mund ta quhet Qendra Kulturore e Malsise se Madhe. Dy jan personat qe Malsia e Madhe u ka borxhe, me shume se as kujt tjeter. Anglezes Edit Durham dhe Mirditorit Gjergj Fishta. Edhe per faktin se ata nuk jane nga Malsia e Madhe. Edit Durhamit iu hoqe emri qe mbante. Qendera Kulturore e Bashkise Koplik, dhe iu vendos emri Sali Mani, realishte nuk kemi azgje me Sali Manin (Ndrecaj), sepse ai meriton gjithcka por mendoj se Malsia i ka te gjitha mundesit, kushtet, vendet dhe kapacitet per te Nderuar. Sali Manin, Edit Durhamin, Luk Kacajn, Gjelosh Gjoken, Smail Lulanin, Pjeter Maloten, Angjelin Preljocajn, Gjek Marinen, Gjovalin Pacin, e shume te tjer qe me artin dhe punen e tyre, kane bere qe te na njohin bota e qyteteruar. Persa i takon Gjergj Fishtes dhe qe domozdo qenderon ne krye te vendit, eshte e turpshme qe shtepia e Gjergj Fishtes, vazhdon qe te rrenohet xhdo dite, para se ciles jo pak Malsore dalin edhe ne fotografi per tu dukur sa me Fishtian, por nga ana tjeter askush nuk e ve doren ne xhep, apo te marre nje inisiative per te mbledhur fonde, per ndertimin e shtepis muze te Gjergj Fishtes. E ku padyshim ‘’Lahuta’’ jone do te zinte vendin kryesore. Biles une mendoj qe ‘’Lahuta e Malcis’’ te jet edhe titull i larte kulturore qe duhet tu jepet njerezve te artite dhe kultures ne Malsin e Madhe e me gjere. Asnje dhoj Qeverie nuk e ka me borxhe ndertimin e shtepis se Gjergj Fishtes, pervec Malsoreve. Me qellimin e mire qe ta heqim mbulesen e harreses dhe mosmirenjohjes se ne ka zene, te gjitheve ne, pra Malsoreve kudo qe jemi. Sepse ‘’ Lahuta ‘’ eshte e jona. Ne te kundert at’ her duhet thene dhe me bindje te plote se Gjergj Fishta nuk paska thene te verteten ‘’ Ne Lahuten e Malcis’’.

Vasel Gilaj
New York