68 vjeçari, Bruce Campbell shpezon 220 mijë dollarë për të jetuar në një avion, foto fantastike

Po jeton ëndrrën e tij. Të jetojë jetën në një avion të tërin për vete, në mes të pyllit. 68 vjeçari Bruce Campbell ndihet i kënaqur edhe pse shpesh i duhet të ndajë jetën e tij me turistë kuriozë të cilët shpesh e vizitojnë edhe në ato momente kur ai është në dush. Ish inxhinieri i avionëve përshtati bordin e Boeing 727- 200 në një banesë dhe e zhvendosi nga Greqia në tokën e tij prej 10 ha jashtë Portlandit në Oregon. Për këtë iu desh të shpenzojë 220 mijë dollarë. I pamartuar dhe pa fëmijë Bruce i pëlqen jeta e tij prej një inxhieri në pension. “Nuk do të martohem asnjëherë dhe nuk do të kem fëmijë. Unë tani jam 68 dhe tashmë është shumë vonë, por edhe më parë nuk kam dashur të martohem e të kem fëmijë. Më pëlqen romanca, dashuria dhe të shijoj jetën aq sa civilizimi më lejon. Për mua martesa është si pengmarrje”. Pëlqen të bëjë një jetë modeste por nuk e ka ndaluar në ambiciet e saj. Ai kalon jetën e tij mes Oregon e Japonisë ku ai planifikon të blejë një sipërfaqe toke tjetër dhe një avion të dytë kështu të ketë mundësi të lëvizë sa nga një shtëpi në një shtëpi tjetër. Avioni që Bruce e ka kthyer në shtëpi është prodhuar nga Boeing nga 1960 deri në 1984 dhe mund të mbajë 149- 180 persona në bord.