5 QERSHORI – DITA BOTERORE E MJEDISIT- Eshte jetike qe me mjedisin nuk mund te sillemi si padron

Nga Kristo Kauri

Data 5-qershor eshte zgjedhur nga Asambleja e Pergjitheshme e Kombeve te Bashkuara si dita boterore e Mjedisit. Ajo festohet qe nga 5 qershori 1972.Qellimi dhe mesazhi, eshte thellimi i ndergjegjes publike ,fuqizimi i vemendjes dhe veprimeve mbi nevojen e rruajtjes se Mjedisit te paster dhe plot Jete. Le te na kujtoje kjo dite se jemi pjese e Natyres, jemi krijesat e saj ,dhe jeta jone mvaret plotesishte nga Mjedisi ku jetojme dhe punojme. Natyra dhe Mjedisi japin jete,por po nuk bashkepunove marrin jete… Burimet e Natyres nuk jane te perhereshme,prandaj ato duhen mbrojtur,shtuar dhe menaxhuar me pergjegjesi. Cdo specie mbi kete mjedis ka te drejte te mbijetoje,cdo qenje eshte gjithmone ne levizje per te gjetur ushqim,per te gjetur partner ,per te krijuar familje,per te siguruar vazhdimesine….Kjo ne Natyre realizohet me persosmeri,por njeriu me nderhyrjen e tij e prish kete ekuiliber dhe persosmeri..Natyra, Mjedisi nuk pushtohet me force me dhune,me muskuj,me para,me babezi,me urrejtje…Natyra dhe mjedisi vleresohen dhe cmohen me pergjegjesi ,si gjeja me e shtrenjte. Shume ralle ne vendin tone vleresimet e ndikimit ne mjedis ndalojne apo pengojne synimet dhe qellimet e mbrapshta te pushtetareve,bizneseve,koncesioneve…ne ndertimin e H/C.,hapjen e guroreve ndertimin e fshatrave turistike ne ZM…..Ato vazhdojne t’u marrin jeten lumenjeve,pyjeve,bregdetit vazhdojne te tjetersojne bile dhe Parqet Kombetare dhe Zonat e Mbrojtura, duke prishur ekuilibrat e brishta te ketyre ekosistemeve. Eshte koha dhe jemi shume vone, qe ne emer te Zotit dhe llogjikes, te ndalemi nje moment dhe te shikojme dhe reflektojme ,se cfare po i bejme mjedisit,cfare i bejme shtepise tone..Eshte koha qe kjo dite dhe te gjitha ditet ,te jene nje sfide ndaj betonit,hekurit vend e pavend, ndaj ndertimit te digave H/C,zaptimit te bregdetit, ndaj guroreve,prerjes se pyjeve …dhe gjithe modeleve te mbrapshta qe shkaterrojne mjedisin. Eshte koha te perjetojme bukurite qe fatmiresishte shpetuan,te shijojme madheshtine dhe magjine e tyre..Eshte dhene sinjali SOS qe format e jetes,strukturat,modelet,praktikat,investimet ..te mos demtojne aftesine e perhereshme te Natyres qe te prodhoj dhe te kete jete..Eshte jetike qe me mjedisin nuk mund te sillemi si padron,por ne bashkepunim…ne harmoni…Eshte koha qe fatet e mjedisit ti marrin ne dore specialistat e vertete,te ndershem,me vizion… qe njohin gjuhen dhe ligjesite e Natyres dhe te Mhedisit.Eshte koha qe planet qendrore dhe vendore te mbajne parasysh ndjeshmerine e mjedisit,kapacitetin..lidhjen dhe harmonine e vlerave,nderveprimet ,dhe fjalen e fundit ta thote kapaciteti i mjedisit..Eshte koha qe te marrin fund dhe te pergjigjen penalisht para ligjit pergjegjesit kryesor per shkaterrimin e mjedisit…Eshte koha qe te mos pendohemi neser per gjerat e domosdoshme qe shume mire mund ti bejme sot..Eshte koha qe cdo brez te zgjidh detyrat e tij me pergjegjesi, pa u lene ato barre brezave qe do te vijne…