4 korriku 1776, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dita e ardhjes në jetë e ëndrrës së botës

Nga Albert Vataj

Ditëlindi sot 243 vite më pare Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ëndrra e ngashërimi i pamatë i të gjithë atyre njerëzve që kanë të shenjtë; jetën, besimin, larinë, të drejtat. I gjithë atyre që shpresojnë te një e sotme mundësishë dhe një e ardhme e sigurt.

Sot, është 4 korriku 2014, Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, ditëlindja e 243 të e saj. Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri.

Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës nga ai vend. Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit.

Ato ishin në fakt, një konferderatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Fuqinë e vërtetë e kishin qeveritë e sheteve të ndryshme.Por shtetet ishin shumë të ndryshme nga njeri tjetri, përsa i përket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njëri tjetrit. Monedha ishte e fryrë nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa që pengonin zhvillimin.

Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmërinë civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila do të krijonte një qeveri kombëtare të fuqishme, e cila të trajtonte nevojat e vendit, ndërkohë që t’u jepte fuqi të caktuara shteteve të ndryshme. Por amerikanët ishin të ndarë lidhur me formën që do të merrte qeveria e re.

Shtetet e vogla kërkonin përfaqësim të barabartë me shtetet e mëdha. Shumë qytetarë druheshin se një qeveri e fortë kombëtare do të shtypte të drejtat e individit. Këto çështje u zgjidhën, vetëm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua në vitin 1789, vetëm pasi u shtuan 8 amendamente, të cilat garantonin të drejtat themelore të shtetasve, mes tyre lirinë e ushtrimit të fesë, të fjalës dhe shtypit, të drejtën për të zhvilluar procese gjyqësore dhe mbrojtjen kundër abuzimit të qeverisë ndaj qytetarëve.

Kushtetuta nuk është një instrument në duart e qeverisë për ta kufizuar popullin, tha në atë kohë Patrik Henri, një nga udhëheqësit amerikanë në luftën për pavarësi, ajo është një instrument në duart e popullit, për të kufizuar qeverinë, që ajo të mos e sundojë jetën tonë.

Më tepër se 243 vjet pas miratimit të kushtetutës, ajo mbetet garancia e lirisë për të gjithë amerikanët dhe të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në SHBA, një model i funksionimit të dokumentit themeltar të shtetit.