25 pyetje për mashtruesit e historisë së Dedë Gjo’ Lulit

1 – Sipas jo pak shkrueseve apo te atyre qe e mbajn veten per Historian. Vrasja e Dede Gjon Lulit ka ndollur ne vitin 1912, te tjer shkruajn se u vra ne vitin 1913, 1915, apo edhe ne vitin 1917. C’ka me te drejt, mund te ngrihet nga shume kush puetja, se ne cilin vite u vra ne te vertet Dede Gjon Luli.
2 – Askush nga historianet tan nuk e shkruan dhe nuk e sqaron faktin, se cila ka qen arsyeja qe per 4 vite me rradhe Dede Gjon Luli ka qendruar i fshehur ne Krasniqe. Kush kerkonte ta vriste Serbo – Malazezet, Turqit, apo kishte probleme gjakmarrjeje, a’ e kishte falur Dede Gjon Luli, vrasjen e nje te afermi te tij.
3 – Shkruhet se djali i Dede Gjon Lulit eshte vrare ne lufte ne vitin 1911. C’ka nuk eshte e vertet, pasi Gjergj Deda eshte vrare ne shtator te vitit 1912 ne mes Tuzit dhe Vuksanlekajve.Dhe jo ne lufte por sipas mjaft burimeve ai eshte vrare nga Malsoret, biles ka nga ata qe thone se ajo ka qene nje vrasje brenda fisit.
4 – A’ ishte Dede Gjon Luli komandant i policis sekrete, dhe kush e emroi, pasi nje gje te tille ka nga ata historian qe e propogandojne me te madhe,ndekohe qe ka te tjer qe nuk e lakojn fare, me apo pa qellim, ne kete nuk mund te themi, u takon vetem atyre qe jan gjykatesit e historis.
5 – A’mori apo nuk mori pjes Dede Gjon Luli ne Lidhjen e Prizerenit. Sepse faktet deshmojne se ai nuk eshte caktuar Delegat i Vilajetit te Shkodres si Anti – Turk.Nderkoh qe dikush shkruan se ka mbrritur atje, diten e dyte apo te tret te Lidhjes. Gjithsesi nga fotografit dhe deshmit e kohes, rezolton se Dede Gjon Luli ne asnje prej tyre nuk eshte i pranishem.
6 – Askush nuk e shkruan faktin dhe nuk deshmon, se ne Gusht te vitit 1913 kohe kur Hoti dhe Gruda e se bashku me to edhe vendlindja e Dede Gjon Lulit Traboini iu dhan Malit Zi, se Dede Gjon Luli se bashku me 4 familje te aferm te tij, jane vendosur per te jetuar ne Qytetin e Shkodres.
7 – Kush e shoqeronte Dede Gjon Lulin ne Mirdite, sepse mesohet se se bashku me Deden ishte edhe djali i tij Kola. Baxhanaku i Koles, Leke Prela Dedvukaj si dhe Nike Preloci Camaj nga Vuksanlekajt. A’ ishte se bashku me ta edhe Nore Kolja bashkeshortja e Kole Dedes, sepse ka deshmi se edhe ajo i ka shoqeruar ne Mirdite. Ndersa te tjer thone se vetem se i percjedhur.
8 – Kushe e Interrnoi ne Itali Kole Deden, djalin e Dede Gjon Lulit se bashku edhe me Lek Prelen dhe Nike Prelocin. Menjeher pase vrasjes se Dedes. Ku kane qendruar tri vite dhe pikerishte ne Breshia te Italis ku kane punuar ne nje fabrike Alumini.
9 – Kushe e thirri djalin e Dede Gjon Lulit, Kole Deden qe te vinte nga Italia ne vitin 1918, me premtimin se do ta aktivizonin ne Qeverisjen e asokohshme te vendit.
10 – Pse dy personat qe ishin se bashku me Kole Deden ne Vlore kur u kthyen nga Italia, e lane ne Spital te helmuar dhe u larguan menjeher ne drejtim te Malsise se Madhe, ku ata banonin.
11 – A’ u thirr Kole Dede Gjon Luli, te vinte nga Italia per ta zhdukur si deshmitar, i vrasjes se Babes se tij. Te cilin e shoqeronte kur eshte vrare ne Mirdite, me qellim qe te mos hakmerrej dhe te mos tregonte te verteten.
12 – Kushe e ka varrosur Kole Dede Gjon Lulin ne Vlore, per c’ka askush nuk shkruan, kure dihet se varrimin e tij ne Vlore e ka organizuar Avni Rrustemi. Me nderime dhe respekt per kontributin e dhen per Ceshtjen Kombetare Shqiptare nga Baba i tij, Dede Gjon Luli dhe familja e tij.
13 – Pse Nore Kolja bashkeshortja e Kole Dede Gjon Lulit, kure Avni Rrustemi ka vrare Esat Pashe Toptanin, ka thene se i lumt dora se paska marr gjakun e Koles e te Dedes. Dhe per kete ka deshmi te kohes, pasi dihet se Nore Kolja ka vdekur ne vitin 1964.
14 – Pse nuk u ngrit shtatorja e Dede Gjon Lulit e propozuar, qe te vendosej ne Shkoder ne vitin 1923. Kure Nore Kolja ne bashkpunim edhe me kishen franceskane, kan organizuar edhe ceremonin e varrimit, pas sjedhjes se eshtrave te Dedes nga Mirdita dhe te Koles nga Vlora.
15 – Ne vitin 1967 kur kisha e freterve ne shkoderr eshte kthyer ne qendrr kulture te kohes.Thuhet se aty jan gjetur dy arkivole te mbeshtjedha me flamur kombetar.Eshterat e kujt kan qen, sepse ka dy versione, se ato kan qen eshterat e Dede Gjon Lulit dhe djalit te tij, dhe i dyti se ato kan qen eshterat e Dede Gjon Lulit dhe te At Gjergj Fishtes.
16 – Pse e bija e Dede Cokut Mria e veshi Kole Deden ne Mirdite si Mirditor, kur i tha te largohej se si Mirditor do te vriteshin. Po kaq mire i dinin serbet edhe veshjet e krahinave tona.
17 – Si kan humbur flamuri i ngritur nga Dede Gjon Luli ne vitin 1911, si dhe vula qe ai ka patur. Sepse Nore Kolja bashkeshortja e djalit te Dede Gjon Lulit, Koles ka deshmuar se i ka dorezuar ne Muzeun e Shkodres ne vitin 1957.
18 – Ne cilin vite para -ardhesit e Dede Gjon Lulit jane shpallur Vojvode dhe se cili ka qem roli i tyre. Realishte qe nuk jan kohe te aferta, por ato te Dedes nuk jan te largeta pasi edhe ai ishte Vojvode, kjo eshte nje pyetje per ata qe marrin persiper te shkruajn historin tone.
19 – Pse nuk u thirr Dede Gjon Luli ne Vlore ne vitin 1912. Kjo mbetet nje nga pyetjet kryesore, pasi ka historian qe shkruajn sepse i ishte vrare djali. Kjo nuk te bind sepse djali i eshte vrare ne shtator te vitit 1912. Dhe se nje patriot si ai, kurrsesi nuk do ndalej pa shkuar ne Vlore.Prandaj fakti me bindes eshte se nderkohe qe ne vlore shpallej pavarsia. Malazezet kishin rrethuar shkodren ne mesin e te cileve ishin rreshtuar edhe 2893 Malsore te cilet ishin ne rradhet e ushtris Malazeze.
20 – Kole Toma i Veles me te cilin Dede Gjon Luli kishte marre kontakt para se te shkonte ne Orosh te Mirdites, e ku thuhet se Deda me ata qe e shoqeronin ka qenderuar nje nate. Kishte apo nuk kishte lidhje kumbarie me Dede Gjon Lulin.
21 – Pse Isa Boletini dhe Dede Gjon Luli ne pranveren e vitit 1911 kohe kur ata ishin se bashku ne Podgoric si emigrant. Nuk rane dakort per fillimin e nje kryengritjeje te pergjithshme, por Isa Boletini u largua per ne Kosove ne mars duke e quajtur si kryengritje te parakohshme.
22 – Pse nuk permendet biseda e zhvilluar ne mes Dede Gjon Lulit dhe Kral Nikolles kure Deda e ka kuptuar tradhtin e tij, kur i ka than se une te kam msy si aleat kunder turkut, e jo kurre si mik, per te shitur shqipnine.Une po shkoj e hami dreq parat tua.
23 – Askush nuk shkruan se cila ka qen biseda e bere ne Tuz kur Esat Pasha ka derguar 400 ushtar turqe shumica shqiptar, per te nenshtruar kaurrat e Dede Gjon Lulit. Te cilet Malsoret i kane kapur peng qe te gjithe, dhe se asnje nuk eshte vrare. Biles ka patur nga ata qe jan bashkuar me kryengritesit Malsore.
24 – Nga kishte ardhur flamuri i ngritur ne vitin 1911 dhe se a’ ka patur ngritje te tjera flamuri para atij te 1911. Dhe se ne te vertet ky flamur u ngrit realishte me 6 prill te vitit 1911 apo ka ndonje date tjeter. Posacerishte para kesaj date, dhe se vendi ku u ngrit i takon Grudes apo Hotit.
25 – Gjithsesi dhe sido qe ka ndollur, nisur nga faktet dhe deshmite, ne arrijme ne konkluzionin se Dede Gjon Lulit, prita ju bë në Mirditë, shkuesine e beri Esat Pasha dhe plumbin i’a dhan Serbet.
Vasel Gilaj