152 milionë euro asete kriminale të sekuestruara, si veprohet në rastet e bllokimit

Një tregues kuptimplotë në luftën kundër krimit, ai i sekuestrimit të aseteve dhe mjeteve monetare me prejardhje kriminale ka shënuar një rekord të ri. Janë 152 milionë euro në total, asete të sekuestruara në periudhën 2014-18, për në mesatare rreth 40 milionë euro të sekuestruar në vit. Kjo shifër zyrtare u bë e njohur nga vetë Kryeministri Rama, gjatë punimeve të djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialste.

Vetëm në muajt e fundit, në nëntë operacione madhore që kanë goditur disa grupe të strukturuara kriminale, me total 91 arrestime, janë sekuestruar mbi 10 milionë euro pasuri. Në periudhën 2008-13, Policia e Shtetit arriti të sekuestronte 27 milionë euro.

Sipas ligjeve në fuqi, asetet e sekuestruara fillimisht bllokohen, për një periudhë të caktuara kohore deri pas provimit të fajit në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Më pas, këto asete dhe para i kalojnë shtetit, i cili i përdor ato për financimin e projekteve publike. /ma.me