15 qershor 1389 beteja e Fushë-Kosovës, epopeja e një lufte që bëri bashkë princër, mbretër dhe fisnikë shqiptarë, serbë, bullgarë dhe rumunë, kundër osmanëve

Murati I e koalicionit antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar. Pas fitores në betejën e Maricës më 1371, osmanët kishin vazhduar pushtimet e tyre në Ballkanin Qendror, duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Në Betejën e Kosovës osmanët patën epërsinë numerike me forca që arrinin në 100 mijë vetë, kundrejt 40 mijë të ballkanasve. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Një luftëtar i ri me origjinë shqiptare Milosh Kopiliq (Obiliq) depërtoi deri te çadra e Sulltanit dhe vrau Muratin I, ndërsa osmanët për hakmarrje i prenë kokën princit Lazar , të zënë rob. Fitorja ne Fushë Kosovë u hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në trojet shqiptare.

Beteja e Fushë-Kosovës, 15 qershor 1389

Në betejën e Fushë-Kosovës, ose siç është quajtur “Beteja e Kombeve”, në bazë të dokumentave historikë të argumentuara, thuhet se kjo betejë ishte vendimtare që ia ndryshoi kahun historisë së njerëzimit. Në bazë të këtyre të dhënave të disponuara rezulton se nga dymbëdhjetë princa të koalicionit të krishterë, gjashtë prej tyre ishin arbër (shqiptarë). Këta princa janë: Gjon Kastrioti, Theodhori II Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji II – Strazimir Balsha.

Nuk është aspak e rastësishme pjesëmarrja e gjerë e princave arbër në betejën e Fushë-Kosovës, përkrah koalicionit ballkanik, sepse ka të bëjë me shtrirjen e gjerë në gjysmën e Ballkanit të sotëm, ku jetonin pasardhësit e fiseve ilire. Është e rëndësishme të theksohet se në atë kohë pjesa më e madhe e këtyre arbërve ishin të besimit katolik, ndërsa pjesa më e vogël e besimit ortodoks. Arbërit e kishin një veçori të veçantë, që nuk e kishin popujt e tjerë; si shqiptarët katolikë dhe ata ortodoksë (në Mesjetë), ishin në vartësi të Vatikanit, kishës së Romës dhe e njihnin Papën e Romës për epror të tyre. Beteja e Fushë-Kosovës e 15 qershorit 1389 ka provokuar dhe vazhdon të provokojë historiografinë dhe publicistikën e Europës Juglindore dhe të asaj europiane përgjithësisht, dhe veçanërisht historiografinë shqiptare, sepse pjesa më e madhe ishin shqiptarë të krishterë në këtë koalicion. Dhe pikërisht në këtë betejë zë fill dhe përpjekja e pseudohistorianëve serb mbi gjoja “të drejtën historike” mbi Kosovën.

“Vlen të theksojmë se janë dhe një pjesë pseudohistorianësh shqiptarë që me injorancën dhe antishqiptarizmin e tyre u japin “predha” topçinjve serbë për të qëlluar mbi nacionalizmin tonë, dhe janë pikërisht këta “shqipfolës” të cilët kërkojnë të valëvisin flamurin e “nacionalizmit”… (M.B.). Por dokumenta autentikë dëshmojnë se beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në mes të koalicionit krishtero-ballkanik dhe atij osmano-aziatik, d.m.th. luftë në mes dy kulturave diametralisht të kundërta.

Beteja e Fushë-Kosovës e vitit 1389 është kryesisht e lidhur me fillimin e depërtimeve të osmanllinjve në trojet iliro-albane dhe ky depërtim fillon pas fitores së Moricës më 1371, ku për osmanllinjtë u hapën jo vetëm dyert e Europës Juglindore (Ballkanit), por edhe të tërë Europës. Priftërinjtë e Romës, duke parë rrezikun që u kërcënohej, bënë çmos për t’i pajtuar sundimtarët e krishterë dhe për t’i bashkuar në luftë në një rezistencë të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë mund të zmbrapsej rreziku i madh që i kërcënohej krishtërimit dhe perëndimit.

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosovë në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik, dhe Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës

Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti, etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 20.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Marash Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I

Pasojat

Megjithëkëtë ballkanasit pësuan disfatë të rendë dhe kjo i hapi rrugën sulltanit pasardhës, Bajazitit I, për pushtime të reja në Ballkan. Gjatë sundimit të tij, osmanët arritën të vendoseshin diku përkohësisht e diku përgjithmonë në viset e tjera shqiptare, që nga Shkodra e Kruja dhe deri në rajonet e Korçës e të Përmetit.

Në Shqipëri u krijua kështu një situatë e rëndë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Vendi pësoi një copëzim të madh politik. Prijësit e shumtë shqiptarë, duke qenë ushtarakisht të pafuqishëm, përgjithësisht hynë në vasalitetin e sulltanëve dhe nxituan të lidheshin më vende të tjera. Duke përfituar nga një situatë e tillë dhe në marrëveshje me prijësit vendas ose edhe më presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në atë të Artës, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrën (bashkë me rrethinat e saj, Drishtin e Dejën), Lezhën, Durrësin, Butrintin, Pargën etj., që ishin edhe qendra shumë të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit.

Pas disfatës që pësoi ushtria e sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë më 1403 prej trupave mongole të Timurlengut, përkohësisht zotërinjtë shqiptarë i forcuan pozitat e tyre dhe në jetën politike të vendit dolën në plan të parë familje të tilla si Balshajt, Gojçinët (Çernojeviçët), Dukagjinët, Zahariajt, Spanët, Stres-Balshajt, në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt, në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët; në Shqipërinë e Jugut etj. Sapo erdhi në pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike për rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjatë viteve 1415-1417 ushtritë e tij pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat e rëndësishme, si Krujën, Beratin, Kaninën e Gjirokastrën.

Citat

Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)

… E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima.

Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.