140-vjetori i Aktit Diplomatik të Krerëve të Hotit dhe Grudes në mbrojtje të trojeve shqiptare

Pas kongresit të Berlinit (1878) Pushtuesi Otoman i dobsuar, per të shpëtuar vetvehten  kishte “vendosur” tu bejnë qjefin disa fuqive të  Medha të Europes plakë , madje shpesh edhe jashtë vendimeve famëkëqia të ketij kongresi.. Lëshimet e Turqisë (konformë deshirave kryesisht të Rusisë si fituese e luftes kundër perandorisë Otomane) kerkonin të  knaqnin  grykesinë e pafundme të sllavëve të Ballkanit , Serbisë e Malit  Zi  ,duke  u “falur” troje  nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike ,ku ketë “fatë” të keq më së shumti e kishte  Malesia e Madhe , e cila  gjithnjë kishte qenë  e gatshme të mbrojë trojet e veta  me PENDË E  PUSHKË…. Pikrisht një nga keto kohë të veshtira tregon edhe protesta e 21 shtatorit të vitit 1879,që krenët e Hotit e Grudes (si palca atdhetare e Malësisë e Shqiptarisë) ,me shumë diplomaci  ju a drejtojnë  fuqive  Europiane që kishin besim në drejtesinë e tyre ,(por edhe ndonjerës që ende shikonte me “gjyslyqe” sllavo-ortodokse). Protesta  ishte vijim i qendresës  diplomatike të mbeshtetur në programin  kombëtarë  të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , ku kishin perfaqësuesit e tyre edhe Hoti e Gruda…

Siç dihet nga dokumentet e asaj kohe kongresi i Berlinit ishte detyruar të “miratonte” dhenien e Plaves e Gucisë Malit Zi dhe jo Hotin e Gruden, të cilat me ketë rast ishte e gatshme ti shkëmbente  perandoria Otomane , e cila nuk e kishte ndjerë krurrë vehten sunduese të vertet as në Hot as në Grudë…

Ne në nderim e perkujtim të ketij akti diplomatik që 134 vite më parë , shprehte qartë  urtësinë , trimërinë ,atdhedashurinë  dhe besimin te Europa (perendimore..), menduam ta rikujtojmë duke e “rishkruar” si më poshtë …:

SHKODER , 21 SHTATOR 1879

PROTESTË  E KREREVE TË KRAHINAVE TË HOTIT DHE GRUDES

DREJTUAR FUQIVE TË MEDHA,KUNDER PERPJEKJEVE  PER LESHIMIN QOFTË EDHE TË NJË PELLEMBË TOKË  SHQIPTARE MALIT ZI…:

“…Të nenshkruerit  krerë të Hotit dhe të Grudes  kanë nderin tju parashtrojnë  per vleresim nga ana juaj, faktet që vijojnë :  Meqense komisioni europian i ngarkuar per caktimin e kufirit me Malin e Zi ,kur erdhi në kodrat e Shipshanikut dhe të Vranines , pyeti banoret e kesajë treve mbi deshirat e tyre ,të nenshkruarit  ishin të bindur  që pergjigjja e tyre ishte marrë parasyshë. Me keqardhjen më të madhe mesuam sot se me kerkesen e malazezve ,vija e kufirit  do ëe kalojë  pranë  Pulo-Grudës ,duke i lenë  Malit Zi Kodrat e Vranines. Gjithë Bota e  di dhe  provon në menyre të qartë që ,as banoret e Potgorices ,dhe as ata perreth saje ,nuk zoterojnë as më të  voglen ngaster toke që nga Pulo-Gruda ,në  Kishen e Shenkollit ,te mulliri i Haxhi Myftarit ,që ndodhet pranë ures së vjeter të Cemit  dhe deri në kodren e Bojshimes dhe që i gjithë teritori  që ndodhet në ketë anë  të vijes së permendur  është pronë ekskluzive  e fiseve të Hotit dhe të Grudes.  Kongresi i Berlinit  ka vendosur që vija e kufirit  në fushë do të kaloje nga vendqendresa e Plavnices ,duke u drejtuar te Hani i Kakarriqit ,që ndodhet mbi Dinoshë ,dhe duke i lënë Turqisë (kupto Shqiperisë së pushtuar)  gjithë teritorin e Grudes ; kjo na është dekleruar disa herë  në formë të prerë si nga autoritetë perandorake ,ashtu edhe nga perfaqesuesit  e fuqive të huaja me seli në Shkoder. Të nëshkruarit  , duke pasur besim në shpirtin e drejtesisë që ju karakterizon ,shpresojmë në mënyrë të patundur  që perpjekjet tuaja do të bejnë që Komisioni Europian  të marrë per bazë ,ashtu siç e shpresojmë traktatin e Berlinit , pa lejuar  që të behet as  më i  vogli ndryshim ,sepse është e pa kundershtueshme  që asnjë banor i ketyre viseve ,sikunder edhe të nënshkruarit …nuk mund të pranojnë të kalojnë në sundimin e Malit Zi.

Në qoftë se fatkeqsisht fjalet që janë perhapur  dhe që po pezmatojnë  shpirterat e banorve  të Hotit dhe të Grudes do të vertetohen, dhe se qoftë edhe pjesa më e vogel e teritorit të sipershenuar do tju hiqej në perfitim të Malit Zi , atëherë të drejtat tona më të shenjta do të shkeleshin me kembë ,dhe qenia e jonë do të rrezikohej , sepse në Hot e sidomos në Grudë ,nuk do të mbeteshin më ,veçse male shkembore  dhe të thata. Ky akt  padrejtesie  do të denonte me mergim  banoret e ketyre dy fiseve ,kreret e të cileve  janë të nenshkruarit.  Pasoja e pashmangeshme të ketij  vendimi do të na  detyronte të benim një qendresë  deri në vdekje se sa të leshonim qoftë edhe një cop të Atdheut tonë të dashur. Prandaj të nëshkruarit  kanë nderin t’ju drejtohen juve  juve zoti konsull (konsuj…) ,duke ju  lutur  të ndëhyni , me qellim që kufiri të caktohet në perputhje  me traktatin e Berlinit  dhe me sigurimet e prera që ju janë dhënë dikur ;

Të nenshkruarit kanë nderin të jenë :  Bjraktari i Rapshes Ahmet , Dedë Gjon Luli ,  Nikollë Mirash Hasanaj , Ujkë  Miculi ,  Stak Preçi ,  Mal Gjoka , Ahmet Dino ,Mustaf  Ujka ,  Mark Sula , Fran Haxhi , Dakë  Pulaki , Mal Marku ,Nikë Ujk Preçi ,Pjeter Nika , Bajraktari i Grudes Smajl Martini ,Baca Kurti , Shaban Smaku , Dedë Miraku ,Dush Prela ,Sokol Baci , Haxhi Gashi , Halil Qafa , Tafil Kurti , Shul Uci , Zek Alia  dhe Beqir Osmani .” ( Vlen të shenohet se bajraktari i Hotit Çun Mulen në atë kohë gjindej ne Prizren )…

Protesta u  dorzohet  konsujve të Frances , Anglisë , Austro-Hungarisë dhe Italise me rezidencë  në konsullatat perkatese në Shkoder..( kjo është edhe aresyeja që në kokë të ptotestes shkruhet Shkoder…

Ne per ta berë me të lehte leximin e nenshkruesve të protestes i  shenuam emrat pa titujt koçobash që  u vihen thuajse të gjithë nënshkruesve…gjë që nuk cenon vlerat e atyre burrave që në ato ditë të veshtira si gjithnjë  diten tu dalin zot trojeve të Malesisë  Madhe e Shqiperisë , së pari në rrugë diplomatike , e pastaj me “Zanatin” e  të  parve  tyre ,  me  armë në dorë…

Referenca : Akte të Rilindjes  Kombetare Shqiptare  1878 – 1912 , si dhe dokumentet ku janë marrur  per tu permbledhur si  më siper :

– AMAE ,CPC ,Konsullata e Frances  në Shkoder vëll. 21 ,fl.350r-351v.

Shtocë e letres nr.18…perkthyer nga varianti frengjisht..

-PAAA ,Turqia 129 ,vëll.II ; Aktet e kongresit  të Berlinit  ,II, 1878 ,dok. nr.33 …

Ndue  BACAJ